Pollo: Negociatat, në qershor nuk ka vendim për Shqipërinë

E Enjte, 28 February 2019 18:16

Genc Pollo, tashmë ish-deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Top Talk” se në muajin qershor nuk do të ketë vendimmarrje mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Parlamenti Europian gjithmonë ka qenë pro Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi… Gjithmonë i jep gaz pranimit. Edhe Komisioni Europian kërkon të ketë arritjet e veta. “Problemi” kanë qenë shtetet anëtare që kanë verifikuar më me seriozitet problematikat dhe nuk janë bindur. 

Ajo që dua të them unë është se në qershor nuk ka vendimmarrje. Madje, Shqipëria për shkak të problemeve të veta po djeg edhe Maqedoninë”, deklaroi Pollo.

“Komisioni Europian dy herë ka qenë pro, dy herë ka propozuar dhe dy herë ka mbetur në klasë nga shtetet anëtare. Informacionet tona kanë qenë shumë më përpara demonstratës së ditës së shtunë dhe shumë përpara tensionimit apo njomjes me bojë të Edi Ramës. Kanë qenë nga analizat e bëra në 6 apo 12 muajt e fundit dhe nëse shtetet anëtare duan të hapin negociatat për Maqedoninë, për shkak të marrëveshjes së arritur me Greqinë duan t’i japin një shpërblim. 

Për Shqipërinë nuk janë të gatshme sepse krahas reformës në drejtësi, e cila ka problemet e veta, por për të cilën ka në tërësi një opinion pozitiv, krimi dhe korrupsioni nuk është luftuar sa duhet. Kjo e pengon. Në qershor nuk do të jetë në rendin e ditës së Këshillit Evropian çështja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Me gjasë mund të hapet në shtator. Ky është realiteti para marshimit të 16 shkurtit”, shtoi Pollo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...