Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një reagimi në Facebook është shprehur se kryetari i Bashkisë së Këlcyrës nuk pranon të takojë banorët që do i prishen shtëpitë.
Sipas deputetit Shehu kryebashkiaku është “hedhur në ilegalitet”.
Postimi i plotë
Kryetari i Bashkise se Kelcyres nuk paraqitet ne takimin qe u kishte premtuar banoreve sot me ora 8.00.
Mbasi leshoi dje “premtimin” e madh, se ne vend te shtepive te tyre te banimit qe do tu shemben, do te krijohet nje “Zone Kreative”, sot perseri eshte “hedhur ne ilegalitet”.
Ka zera qe thone se meqenese as vete nuk e kupton cdo te thote nje term i tille, po konsultohet me sufleret e perfituesit e tjere te ketij projekti, se si tua shpjegoje kelcyrioteve pse kjo “krijese do tu ndrise te ardhmen”.