Thirrja e Kryemadhit nga Protesta: Nuk do të ndalemi

Tuesday, 05 Mars 2019 12:26

Nga foltorja e improvizuar në protestën para Kuvendit, Monika Kryemadhi është shprehur se do të jenë aty në çdo seancë parlamentare, dhe se as gazi dhe as plumbat nuk i trembin dhe ndalin qytetarët.

“Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë që shushunjat do mblidhen në seanca. Nuk do të lodhemi asnjëherë. Sot dua t’ju them diçka, Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me vendet e reja të punës, i katandisi shqiptarët si emigrantë. Dështoi me taksat e larta dhe me policinë, ku policia pranon vetë që ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e vet.

Ka dy arsye që e bën këtë: O je kriminel ose je i çmendur dhe ke hakmarrje për të tjerët”, u shpreh Kryemadhi.

“Ne do të jemi çdo seancë parlamentare këtu, nuk do të ndalemi. Do të shkojmë kudo të shkojnë këta. Ani kam dhe një thirrje për vëllezërit tanë policët… e dimë mirë se mezi ushqeni fëmijët, por mos e mbani më uniformën e trupit veshur sepse ajo uniformë do të përdhosi dhe do t’ua bëjë duart me gjak, veprimi që keni bërë, që keni goditur nga gazetarëve, kameramanëve, të cilët nuk janë protestues por që paraqesin atë që ndodh, është i gabuar, as plumbat nuk kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluan në 1997, as gazi lotsjellës nuk i tremb”, tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...