VIDEO / Basha: Ora e Shqipërisë Evropiane po troket, ora e largimit të Ramës po troket

Tuesday, 05 Mars 2019 13:19

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur nga oborri i selisë së PD-së, pasi opozita ka dorëzuar në KQZ edhe heqjen dorë të mandateve nga të gjithë kandidatët e listave.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se Edi Rama ka mbaruar.

 ‘Mirë se vini në shtëpinë e lirisë! Sot në të 4-tën protestë radhazi, populli i bashkuar ka përfunduar etapën e fundit të shkrirjes së këtij parlamentit të krimit dhe hedhjes në kazanin e plehrave.

Dita e sotme ka meritën e ndezjes së shpresës për ditët që po vijnë. Sot e kemi dërguar njëherë e mirë në shtëpi, parlamentin e krimit. Kemi hapur shtegun e vetëm që do të kalojë vota e çdo shqiptari.

Zgjidhja është largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, që do të vazhdojë me bashkimin më të madh në këto 3 dekada.

Edhe miqtë e ngushtë, ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë shumë mirë se Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 13:23

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...