Protestat e shqiptarëve jehonë në mediat globale, nga Europa, në Amerikë e Kinë

Tuesday, 05 Mars 2019 15:49

Protestat e opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të përcillen nga media ndërkombëtare që raporton nga Tirana. ‘Mijëra protestues që përkrahin opozitën shqiptare rrethuan të martën parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Ata akuzuan kabinetin për korrupsion dhe lidhje me krimin’, shkruan agjencia Associated Press, së cilës i referohen televizionet dhe gazetat e mëdha amerikane.

AP vë në dukje se pati fishekzjarre dhe u ndezën goma makinash, por protesta përfundoi paqësisht. ‘Godina e parlamentit në kryeqytetin Tiranë është rrethuar nga qindra foca police the tela me gjemba. Deputetët e opozitës së drejtuar nga PD dorëzuan mandated dhe kanë premtuar protesta sa herë që parlamenti të mblidhet në seancë.

 ‘Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershmi do të hapin dyert e Evropës’, tha Basha. Katër kandidatë të rinj nga opozita u betuan si deputetë të rinj.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për dialog me opozitën, por deklaroi se nuk do të negociojë ‘demokracinë, parliamentarizmin dhe mandated e marra nga shumica e qytetarëve’.

Opozita nuk iu është përgjigjur thirrjeve nga BE, SHBA dhe organizmat ndërkombëtarë për të hyrë në bisedimë me rivalët politikë. Protestat e kohëve të fundit janë bërë të dhunshme dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës’.

Edhe agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton nga Tirana, duke vënë gjithashtu në dukje hedhjen e shashkave dhe djegien e gomave nga ana e protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama.

‘Qindra agjentë policie kanë rrethuar parlamentin ku zhvillohet seanca vetëm me praninë e mazhorancës’, shkruan ANSA.

 ‘Është manifestimi i katërt radhazi brenda pak javëve, gjatë të cilëve janë regjistruar përleshje me policinë, e cila ka përdorur lakrimogjenë për të shpërndarë turmën’, raporton agjencia tjetër italian, Nova.

‘Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe zgjedhje të reja’, raporton edhe agjencia kineze Xinhua, duke shtuar se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet edhe pse bën thirrje për dialog.

‘Në qershor të këtij viti Shqipëria shpreson të nisë negociata e anëtarësimit me Bashkimin Evropian’, shkruan agjencia kineze.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...