‘Dosja 339’, Flamur Noka: Ka patur një fletëarresti, por u ndalua

Tuesday, 05 Mars 2019 21:32

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se ka patur një fletë-arresti për dosjen 339, por sipas tij, është ndaluar rrugës para se të ekzekutohej. Ai numëroi edhe arsyet në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “News 24″ se pse opozita vendosi t’i digjte mandatet e deputetit.

“Pse u kthyem nga deputet në ish-deputet? U konsumua çdo lloj rruge komunikimi me maxhorancën dhe me këtë kryeministër. Arriti puna që ne ishin të padobishëm dhe nuk mund të përfaqësonin ata që na kishin votuar. Jeni edhe ju dëshmitar se ne kemi ngritur zërin për kriminalizimin e administratës. Inkriminimi total i policisë dhe koha e vërtetoj. Nuk ka ndodhur rastësisht që zemra e Evropës u kthye në Kolumbi. Korrupsioni është galopant, Shqipëria është për herë të parë në listën e pastrimit të parave të zeza. Ka qenë një flet arresti i prerë për dosjen 339, por është tërhequr rrugës.

Televizioni News 24 e ka nxjerr i pari pastaj VOA i është referuar. Është e pamundur që këtij pushtetit ti numërosh skandalet. Nëse këto skandale do të ndodhin në një vend të Europës do të binte qeveria brenda 24 orësh. Qeveria vjedh votat dhe rri në këmbë. Përzë 500 mijë shqiptarë dhe del dhe i bën budallenj shqiptarët. Sot pas dosjes 339, të gjithë ne e kuptojmë se pse Rama doli në fushatë me tepsi dhe timon dhe pa program”, tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 21:38

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...