Analistët njëzëri: Tradhëtarët nuk mund të jenë opozita në Parlament

Tuesday, 05 Mars 2019 22:37

Gazetari Erl Murati thotë se me numrat që ka Edi Rama në Parlament mund të ndryshojë dhe kushtetutën. Nga studio e emisionit Opinion ai tha se opozita nuk mund të emërohet.

Erl Murati: Ishte një protestë pozitive, nuk kishte akte dhune. Sa i përket qëndrimit politik të dy palëve, po e mbajnë në nivele maksimale. Parashikoj që kjo krizë të jetë shumë e gjatë dhe të futen dhe politikanë të lartë ndërkombëtarë. Dialogu hë për hë është i pamundur. Edhe eurodeputetët kanë tentuar të bëjnë një marrëveshje. Nuk besoj që opozita mund të emërohet. Kjo mund të jetë një patericë afatshkurtër po nuk besoj ta mbyllë mandatin. Unë besoj që do jetë një zgjidhje e mesme, por jo brenda këtij viti.

Edhe gazetari tjetër Mentor Kikia mendon se deputetët e rinj nuk mund të zëvendësojnë opozitën. Por sipas tij kjo krizë të le të shërbejë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Mentor Kikia: Nuk janë njerëz të zgjedhur nga Rama. I ka futur LSI në lista dhe PD. Kjo që po mësojmë është treguesi se çfarë dëmi i kanë bërë këtij vendi listat e mbyllura. Kjo krizë të çojë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ata nuk e zëvendësojnë dot opozitën, nuk bëjnë dot si opozitarë kanë ardhur aty si një kompromis politik./

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 22:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...