Ministri Majko: Deputetët e opozitës, që pranuan mandatin, i kemi blerë!

E mërkurë, 06 Mars 2019 08:11

Pandeli Majko është personazh i veçantë i politikes shqiptare. I ftuar nga A2 news ai foli hapur se situata politike është e paprecedentë e nuk mund të sillemi si PS sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai tha se nuk mund të zëvëndësohet opozita tradicionale me “ca deputetë që mund ti kemi blerë” (!).

“Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”- tha Majko.

Ministri Majko kundërshtoi kryeministrin Rama kur flitet për deputetët që kanë pranuar të hyjnë në Kuvend, pas djegies së mandatëve prej atyre që ishin në parlament. Rama tha këtë të martë se “PS do të negociojë me opozitën e re” për bërjen e Kodit Zgjedhor. Por ministri Majko nuk ndan të njëjtin mendim me kryeministrin. Bile e kundërshton fort. Majko tha se “nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë , por me liderët e partive”.

I pyetur për termin e përdorur nga kryeministri “opozitë e re”, pra për deputetët që pranuan të marrin mandatin e deputetit nga lista e LSI dhe PD, ish-kryeministri shtoi me humor se “ata nuk janë opozitë, se ne i kemi blerë”!

Togfjalëshi “i kemi blerë”, ndonëse i thënë si me humor, por mbarte një të vertetë të madhe. Flitet se këto ditë që të marrin mandatin e deputetit, PS-ja me anë njerëzve të biznesit, paguan deri në 300 mijë euro në dorë.

Ndaj ministri Majko e theksoi fort togfjalëshin duke lenë të kuptohet, me anë të ironisë së tij, se mazhoranca nuk mund të negociojë me deputetët e futur si “deputetë tradhtarë”, sepse nuk kanë mandat politik.

Modifikuar më E mërkurë, 06 Mars 2019 08:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...