Bashkohuni me ne të dielën protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Premte, 08 Mars 2019 11:37

Nga Fatmir Gjoçi

FTESE CDO SHQIPETARI TE NDERSHEM, TE BASHKOHET ME NE.
Te dashur bashkatdhetarë! Siç jeni në dijeni,  ditën e Diel më 10 mars, ora 11:00, përpara Ambasadës Shqiptare në Athinë, zhvillohet proteste paqësore lidhur me situatën politike dhe krizën e përgjithshme ne Shqipëri.
Arsyet për të protestuar janë të shumta! Shqipëria dhe Shqiptaret janë marrë peng banda në pushtet, kjo klikë mafioze e ndërtuar në bazë të parave dhe aferave korruptive te pista dhe kriminale!
Ky grup mafiozesh të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, duhet asgjësuar sa më parë!
Situata e krijuar, paraqet rrezik serioz për vendin!
Ne emigrante jemi një forcë e madhe dhe e konsiderueshme për të ardhmen e vendit, kemi dhënë ndër vite,  kontributin e pakursyer duke qenë kolonat kryesore të ekonomisë dhe modernizimit te shoqërisë, ndaj dhe përgjegjësitë tona janë të mëdha saqë vendimmarrja dhe insistimi ynë duhet të jetë i prerë dhe në kohë.
Bashkimi ynë në këtë proteste, ka në thelbin e saj, përcjelljen e mesazhit te pakënaqësisë kundër qeverise se Edi Rames, duke marrë parasysh gjendjen aktuale të rënduar në vendin tonë.
Organizimi ynë i kalon kufijtë partiak, hapa me tej të rëndësishme janë arsyet tona, atë qe çdo Shqiptar e ka ne ndjenjën patriotike, ne shpirt dhe ne zemër për te ndërtuarit e imazhit te vendit tone te dashur, Shqipërinë!!
EMIGRANTET E DUAN SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA!!
NE KERKOJME NJE MODEL FUNKSIONAL DEMOKRATIK, PRO PERENDIMOR NE SHQIPERI!!
Sigurisht që problemet tona kane qene me se te shumta dhe janë lënë pas dore, mbase dhe te keqtrajtuara, si ne atdheun tone ashtu dhe ne vendin ku jetojmë.
Bashkimi për te mbrojtur këto te drejta është ne dorën tone dhe jo te tjerëve!
Gjithçka qe bëjmë, është një investim qe i bëhen brezave te ardhshëm, fëmijëve tanë!!
Partia Demokratike e Shqipërisë, Kryetari i saj z. Lulzim Basha, opozita e bashkuar, kane te vetmin qellim, shporrjen e këtij sistemi te kalbur,  ngritjen e një shteti funksional, te bazuar ne drejtësi dhe rregulla demokratike institucionale pro perëndimore.
Gjej rastin te ftoj çdo bashkatdhetar, çdo Shqiptar te ndershëm ne këtë proteste.
Falënderojë te gjithë ata qe janë bashkuar kësaj proteste deri për momentin.
Falënderojë te gjithë ata qe deri me tani, kane konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, duke rrugëtuar nga qytete dhe ishuj te tjerë te Greqisë.
Ju faleminderit!
Me respekt dhe konsiderate për ju, Fatmir Gjoci

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...