Fermerët kërkojnë rimbursim të plotë të TVSH-së: Do falimentojmë

Premte, 08 Mars 2019 19:02

Grumbulluesit paralajmëruan një ditë më parë se do të blejnë më lirë qumështin nga fermerët, pas uljes së vlerës së tatimit mbi vlerën e shtuar që u rimbursohet nga qeveria. Por blegtorët në fshatin Vajkan të Fierit thonë se ky vendim do t’i çojë ata drejt falimentit, pasi me çmim më të lirë ata nuk do të mund të mbulojnë dot kostot e prodhimit.

Ata kërcënojnë se do të hedhin prodhimin e tyre në rrugë, nëse e shesin qumështin me çmime qesharake te grumbulluesit.

Afati që agropërpunuesit i kanë lënë qeverisë për të reflektuar mbi këtë nisëm është data 14 Mars. Sipas tyre, ulja e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20 në 6%, ka bërë që gjithë pesha e kësaj takse të mbahet nga ata, dhe jo nga fermeri, prandaj pas kësaj date, ata do të nisin t’ia marrin fermerëve me çmimin e tvsh-së së përfshirë.

Të kontaktuar nga televizioni Klan, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thanë se është ngritur një grup pune për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa Ministria e Financave, e cila është përgjegjëse për sistemin fiskal, pranon se është mbi një variant që do t’ua paraqesë fermerëve për të zgjidhur këtë problem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...