Rama show të rrezikshëm në spitalin e Fierit/ Reparti i hemodinamikës vihet në funksion pa pasur kushtet…

Diel, 10 Mars 2019 14:03

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Fier, u ndal në spitalin rajonal, nga ku foli për investimet e mëdha që janë bërë në shëndetësi.

Por ish-deputetja Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar atë që realisht ka ndodhur në spitalin e Fieirit, ku mungojnë kushtet minimale të sigurisë për vënien në funksion të repartit të hemodinamikës.

Vokshi i ka drejtuar një apel mjekëve që të denoncojnë skandalin, pasi shkelja e protokollit të sigurisë vë në rrezik jetë njerëzish.

Denoncimi i Albana Vokshit

Të bësh një investim modern në shëndetësi, që i shërben qytetarëve, është gjithnjë një gjë e mirë. Por kjo që ka bërë Edi Rama në spitalin e Fierit, është një shoë i rrezikshëm, që mund të dëmtojë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Reparti hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Fierit, është vënë në funksionim pa respektuar kushtet minimale të sigurisë. Një pavijon me rëndësi kaq të veçantë për sëmundjet kardiovaskulare, nuk ka asnjë leje apo dikumentacion zyrtar që certifikon sigurinë e tij dhe të jetës së qytetarëve. Nuk ka as licencë nga Instituti i Fizikës Bërthamore.

Përveç mungesës kriminale të ketyre lejeve dhe licensave, në bazë të te cilave duhet të vihen në punë pajisjet, reparti nuk ka mjekë të specializuar dhe as staf ndihmës për këtë shërbim.

U bëj thirrje mjekëve profesionistë të Spitalit të Fierit të mos bëhen pjesë e propagandës së qeverisë, por të ngrenë zërin për të denoncuar një skandal të përmasave të tilla.

Shkelja e protokolleve të sigurisë, që mund të vërë në rrezik jetën dhe të dëmtojë shëndetin e qytetarëve, për të ushqyer propagandën e neveritshme të Edi Ramës, është krim që duhet ndëshkuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...