Djegia e mandateve, Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët

Premte, 15 Mars 2019 08:29

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kritikave të ndërkombëtarëve për katin e djegies së mandateve nga opozita si dhe frikën e dhunës në protesta.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se e kupton qëndrimin e tyre që nuk mbështetin djegien e mandateve, por opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan opozitën për vendimin e saj.

“Cunami i datës 16 mars do mahnise boten”- thotë Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Duke ndjekur “Opinion”!

Dy fjale per nderkombetaret.

Miq, po diskutohet keto kohe lidhur me qendrimin nderkombetar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me kete problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar nderkombetar nuk mbeshtet dhe nuk mund te mbeshtese djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirekuptim per keto qendrime dhe po ben gjithçka per te qartesuar shkaqet qe detyruan opoziten per vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne teresi me protesten dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtesi te rrufeshme pushtetin e katert boteror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje boterore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kunder lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papermbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorise, proteston kunder narkoshtetit dhe kontrollit te Shqiperise tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si perfundim, protesta historike e opozites nepermjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemren e komunitetit nderkombetar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise.

Revolucioni i pandalshem po ecen drejt fitores!

Cunami i dates 16 mars do mahnise boten! sb.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...