Skandali i “Unazës” drejt mbylljes, kush fitoi, fitoi, kush e hëngri, e hëngri…

Hënë, 18 Mars 2019 18:36

Një nga skandalet më të mëdha si ai i Unazës së Re, për vetë faktin se si kurrë më parë u falsifikua firma e sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA, me qëllim përfitimin e miliona eurove në xhepin e një biznesmenit të fuqishëm si Bashkim Ulaj, fshehur pas kompanisë fantazmë Dh Albania, duket se është harruar.

Megjithëse kanë kaluar muaj, jo vetëm që askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë së këtij falsifikimi e mashtrimi por tashmë as nuk flitet më për këtë.

Avdjol Dobi, djaloshi 26-vjeçar i cili figuronte si përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH-Albania”, degë e kompanisë së huaj “D-Haberman”, regjistruar në Dalaware, vazhdon të shijojë lirinë e tij pasi autoritetet ende nuk kanë mundur ta arrestojnë, ndërsa biznesmeni Bashkim Ulaj dhe kompania e tij Gener 2 vazhdojnë aktivitetin normal.

Edhe Partia Demokratike e cila ishte e para që denoncoi këtë skandal, së fundmi as nuk e ka artikuluar dhe është mjaftuar me largimin e Damian Gjiknurit e Afrim Qendros, mesa duket të vetmit ‘kurban’ nga kjo histori mashtrimi me vlerë 18 mln euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...