Dënimi i Salianjit, sulm politik

Tuesday, 19 Mars 2019 11:34

Për Edi Ramën çdo denoncues i krimit, i drogës, trafikut dhe bandave të lidhura me politikën akuzohet denocuesi dhe jo banditi, trafikanti apo rilindasi i lidhur me ta. Kjo është histori që përsëritet prej gjashtë vitesh. Kështu ndodhi me Zaganin, oficerin e lartë të policisë,  kur ai akuzoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe hapur se Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Qeverisë Rama, bashkëpunonte me grupin e habilajve dhe maknia e tij përdorej për trafik droge. Dhe “çudia” ishte se në vend që Rama dhe strukturat e shtetit të merrin masa, Zagani u cilësua horr dhe u arrestua, por ishin shërbimet partnere ato që e nxorën jashtë vendit denoncuesin.  Po kështu po ndodh edhe sot me Salianjin, akuzat e tij çuan në largimin e ministrit të Brendshëm, por stili vazhon dhe akuzohet denocuesi, thirret në prokurori dhe jo ata që ai denoncon. Sulmi ndaj ish-deputetit Salianji është një sulm i mirëfilltë politik dhe nuk do të jetë e largët dita kur Rama & company të japin llogari për trafikun, drogën, dhunën, deri edhe tek krimet që fshihen pas tyre./55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 19 Mars 2019 11:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...