Projekti ruso-serb/ Rama: Ndarja e Kosovës, diçka e natyrshme

E Enjte, 21 Mars 2019 10:09

E përditshmja zvicerane, Neue Zuercher Zeitung ka publikuar një shkrim për situatën në rajon. ‘Për momentin nuk ka asnjë ditë në Ballkanin Perëndimor ku politikanët të mos komentojnë një shkëmbim të mundshëm territorial mes Kosovës dhe Serbisë’, shkruan gazetari Andreas Reich.

‘Kjo mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do i jepte fund konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar. Për vite të tëra, Perëndimi nuk i pranoi kategorikisht ndryshimet kufitare në Ballkan. Megjithatë, për disa muaj, gjithnjë e më shumë vende të BE dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen nga ky qëndrim: gjëja kryesore është që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një marrëveshje’.

Gazetari thekson se edhe kryeministri Edi Rama është gjithashtu i hapur për një ndryshim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

 ‘Kjo është një gjë e natyrshme,’ thotë ai në një intervistë për NZZ. Sipas tij, edhe kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë ripërcaktuar në vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, Rama thekson se Shqipëria nuk është e përfshirë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Se si duhet të jetë marrëveshja, këtë duhet ta vendosin Kosova dhe Serbia’.

Por si mund të jetë kufiri i ri? Rama këtu bën një kufizim: ‘Kufijtë etnikë duhet të shmangen në mënyrë absolute’. Megjithatë, ai nuk e përcakton më tej se çfarë quan një ndryshim natyral të kufirit. Për një gjë është i sigurt: Shqipëria do mbështesë çdo marrëveshje që gëzon mbështetjen e BE dhe SHBA.

Rama flet edhe për mundësinë që në rajon të krijohet një mini-Shengen mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se ka dëgjuar diçka për një projekt të tillë dhe shton se e mirëpret.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...