Kryemadhi: Opozita është e unifikuar, populli na drejton

E Enjte, 21 Mars 2019 11:03

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e përforcoi edhe më vendosmërinë e opozitës për të vazhduar protesta, por këtë radhë e drejtuar nga populli. Kryemadhi tregoi edhe pozicionin e LSI-së përkundër deklaratës së fortë që dha dje Presidenti Ilir Meta për rrugët e zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Këtu nuk është më çështje revolte pallati apo opozite, - tha Kryemadhi, -  por është revolta e një populli që është ngritur për hallet e veta, jo për për të Lulit apo Monës, por për hallet e veta.”

E pyetur nga mediat nëse do t’ia sugjeronte, dorëzimin e mandatit, Presidentit, ashtu siç ai u shpreh dje, kryetarja e LSI-së tha: “Se ç’do të bëjë Presidenti, është zgjedhje e tij. Presidenti le të bëjë punën  e tij, zyrtare, legjitime, jolegjitime... Nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, kurse ne si opozitë kemi qëndrim të unifikuar.”

Por, cila është axhenda e opozitës në vijim?

“Axhenda është shumë e thjeshtë, - tha Kryemadhi. - Nuk ka axhendë! Opozita nuk drejton më popullin, por populli drejton opozitën dhe pozicionimi ynë për të djegur mandatet është për t’i kthyer vlerat politikës, se deputeti është një përfaqësues i qytetarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...