Paloka: Nuk ka asnjë forcë që ti ndalojë qytetarët të protestojnë 15:00, 21/03/2019

E Enjte, 21 Mars 2019 15:56

Pasi protestuesit u zhvendosën tek drejtoria e policisë së Tiranës, qytetarët janë larguar nga aty dhe kanë shkuar tek selia e Partisë Demokratike

Nënkryetari Edi Paloka falenderoi protestuesit.

'Dua tju përshendes në emrin e zotit Basha i cili vazhdon takimet në Bruksel. Beteja jonë nuk ka mbaruar. 

Jemi nisur për një rruge qe nuk ka fund tjeter perveçse fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë ata aq më mirë do të jetë edhe për ta'.

Fjala e plotë e nënkryetarit të PD-së Edi Paloka:

Vëllezër e motra, dua t’ju falënderoj për këtë betejë të sotme, që është vazhdim i betejës për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruksel, takime shumë të suksesshme, të cilat absolutisht janë pjesë e fitores që na pret.

Siç thashë, beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjetër përveçse fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë edhe për ta.

Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë të na ndalë në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri.

Dhe nuk do të ketë, për ata që mendojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi se demokracia. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit, derisa demokracia të rikthehet në Shqipëri.

Unë ju falënderoj edhe njëherë dhe jam i bindur që me forcën tuaj, me besimin tuaj, ne kësaj rruge do t’i shkojmë në fund dhe shumë shpejt.

Suksese dhe fitore!

 

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 15:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...