Kryetari i “ligjeve” flet për Arta Markun: Pse të mos e mbështesë PS si kryeprokurore?

Diel, 24 Mars 2019 10:42

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi me 19 mars garën për Prokurorin e Përgjithshëm.  Në mesin e kandidaturave që ka shprehur interesin është dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, të cilën mazhoranca duket se është e gatshme ta mbështesë për ti dhënë një mandat të plotë.

Zonjën Marku do ta mbështesni për një mandat të plotë?

Ulsi Manja: Pse jo, pse të mos mbështetet. Marku në atë detyrë ku është përkohësisht ka qenë një nga prokurorët e përgjithshëm që mesa mundësi dhe hapësira i ka krijuar ligji ka mbështetur deri në fund zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë por gara është e hapur.KLP do ti sjellë Kuvendit tre kandidatura sipas përcaktimit kushtetues dhe ligjor dhe nëse Kuvendi i Shqipërisë me 3/5 e votave i jep mbështetje njërit nga këta kandidatë le të zgjidhet më i miri.

Deputeti socialist, Ulsi Manja, i ftuar në RTV Ora refuzoi të analizojë punën e Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ulsi Manja: Nuk jam këtu për të gjykuar nëse ka punuar mirë Prokurori i Përgjithshëm apo sesi ka punuar në përgjithësi sistemi i drejtësisë penale. Sot falë këmbënguljes sonë për të ngritur KLP-në i është hapur rrugë zgjedhjes së një prokurori të përgjithshëm me mandat të plotë kushtetues.

Por kryetari i Komisionit të Ligjeve Manja, theksoi se kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm sa i takon dosjeve penale janë inekzistente pas ndryshimeve kushtetuese.

Ulsi Manja: Ka një përceptrim që reforma në sistemin e drejtësisë është vetëm vettingu. Jo, është vetëm një nga aspektet. Reforma në drejtësi është shumë më e gjerë sesa kaq. Është një reformë që përfshin një mënyrë krejtësisht të re të re të organizimit dhe funksionimit të gjykatave por edhe sistemit të drejtësisë penale në vend.Prokurorinë ne në Kushtetutë nga një Prokurori e centralizuar e kemi definuar si një organ të pavarur.Me 1 gusht të 2017 ka hyrë në fuqi edhe kodi i ri i procedurës penale dhe Shqipëria nuk ka më një Prokuror të Përgjithshëm. Shqipëria me Kushtetutë dhe me ligj ka një prokuror hetimi të fortë. Pesha e prokurorit të përgjithshëm mbi hetimin është inekzistente./gazetaexpres/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...