VIDEO/ PD: Prokuroria në shërbim të sekteve kriminale, duhet të merrte të pandehur Ballën

Diel, 24 Mars 2019 12:44

Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë  se ka penguar qëllimisht hetimin e plotë të dosjes "Babale".

Sekretari për Çeshtjet Ligjore, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat tha se organi i akuzës duhet të kishte marrë të pandehur deputetin Balla, drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu dhe  ish-drejtorin e policisë së Fierit.

Pas publikimit të përgjimeve zyrtare Prokluroria duhet të merrte si të pandehur Taulant Ballën, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliun, Albert Nushin, ky i fundit ka qenë drejtor deri para pak ditësh i drejtorisë së policisë Fier, dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje me qëllim shpëtimin e  pushtetit të Edi Ramës dhe dënimin e opozitës që denoncoi këtë aferë.Pushteti kriminal i Edi Ramës e sajoi dëshmitarin e rremë dhe e pagoi atë për të shpëtuar veten dhe për ta përdorur atë kundër opozitës. Prokuroria në shkelje të ligjit nuk ka zbardhur me qëllim disa përgjime ku dëshmitari i sajuar flet për Taulant Ballën dhe drejtorinë e policisë së shtetit, tha ne nje dalje per medita Gjata. 
Ai tha se kjo prokurori është vendosur totalisht në shërbim të sekteve kriminale që bashkë me Edi Ramën janë në pushtet.

Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikoi të tjera përgjime. Sipas tij, dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...