Gjykata e Tiranës mban në burg 3 nga protestuesit e arrestuar

Diel, 24 Mars 2019 14:50

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për 3 nga protestuesit e arrestuar në 21 mars dhe ka liruar 3 të tjerë. Janë mbajtur në arrest me burg, Dorian Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljan Mustafa Janë liruar nga burgu me vendimin "arrest shtëpie", Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbër Kruja.

Protestuesit janë arrestuar në përballjen me Policinë përpara parlamentit. Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar për të gjithë ata masën “arrest me burg”.

Kërkesa e saj është mbështetur në pamje filmike dhe raportin e shërbimeve policore, krahas provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Akuat mbi të arrestuarit janë: “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Për të njëjtën protestë, më 21 mars, janë proceduar në gjendje të lirë edhe 17 persona të tjerë dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Më 21 mars, protesta përpara Kuvendit u zhvendos përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga liderët e opozitës, për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

***

Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë kundërshtuar me forcë, vendimin e Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në burg, tre nga protestuesit e opozitës të arrestuar në protestën e 21 marsit përpara parlamentit.

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD tha për mediat se u mbajt në qeli Dorian Protoduari, të cilin kjo parti e ka përndjekur me vite të tëra. "Dhjetra të pushkatuar janë nga familja Protoduari, nga etërit e këtij që drejton dhe këtyre që drejtojnë sot, - tha Balliu. - Por te jeni mëse të sigurtë se nga sot ne do t’i përgjigjemi atij me të njëjtën dhunë që ky po përdor ndaj qytetarëve shqiptarë."

Modifikuar më Diel, 24 Mars 2019 14:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...