Analiza satirike/ Agron Gjekmarkaj “zbërthen” fjalimin e Ramës: Mos thoni që nuk i ka ikur petulla me…

Diel, 24 Mars 2019 16:27

Agron Gjekmarkaj/ A e dëgjuat të shtunën burrin e gjatë 198 cm tek i punonte rrengjet e njëpasnjëshme gjuhes shqipe?

Pikerisht atij, estetit,  stilistit, namuzqarit, delikatit,  fjalëqeruarit, lozonjarit, rrobaqepsit, ashikut i kishte fluturuar petulla lart per mbi re!

Vraponte per ta kapur dhe ajo  rriste shpejtesinë e bekuara  dhe ai dihatej në të rendur për ta kafshuar me gojen zharitur e buzen qe nuk dinte të puthitej. Mendimet i zienin si belcitë në kazan dhe goja si çep i rridhte raki thane  me të cilen  dehte  veten dhe  të lidhurit për buk të gojës  në piskun e diellit. U zderhall në epitete! Gjuha nuk i bindej të gjithë trurit po vetem gjysmes së tij dhe per hesap te vet  kumbonte e gjemonte, hidhej e peshtillej, leshonte namë e bekime, levdata e percellime!

Ne mullirin  e fjalorit të vet i bloi  të gjithë si askush më parë, gazetarë e analistë, derra e kadrinj, zullape e faqezinj, mekatarë e cmirëzinj sepse ata merren me atë Babale havale, me  filozofin Niçe dhe xhuxhin tartabiqe, me atë  kokaine që sherben si aspirinë, me unazen e re në gishtin e vjeter  ku 20 milion euro blihet një pjeper! Ndaj i shau, copë copë I ndau, i bojatisi e nomatisi atje nga  shkallare  në ferr i gremisi!

Ky Papë i Rilindjes edhe sheshin “Nënë Tereza” e kishte ndarë  në kuadrate si atë të “Shën Pjetrit” ku mbahet mesha e çdo jave  dhe me idetë si frymë e shënjtë u tregonte te gjithve ku është parajasa me dliresinë e saj te begatë, purgatori me melankonite e veta, ferri me honet e tij te mnershme e të tmerrshme ku do te digjen ata pa hallate e te gjitha hallatet qe i bëjnë atij muhabenë !  Gryka si gjyryk të çfryn , prej vullkanit flag e tym, se ç’vengon e se ç’gulçon, zemra brinjët t’i çkallmon me tokmak !Merrte fryme thellë e shkulme zjarri gjuante larg  mbi te keqinjtë, mbi kadrinjtë, mbi ata që e kanë trazuar e tanuar, mbi ata që i kanë prishur gjimnastiken,  dridhur karriken, nxirë humorin  dhe portretin që e bënë të marrë udhet e të perjetojë gazepin !

Fitore dhe Armiq , suksese e baltë, petulla e mjaltë, uf e buf, bubullima e vetetima, pordhë e shkrepetima kishtë në cdo centimeter të fjalimit 198 minutesh të shenjuara të gjitha në resmen çek fek që i  bëri vetes dhe të tjerve pasi nxorri nga zgafella uraganin që nuk ja nderpreu askush ! Pastaj i priu perikopese së ungjillit të shënjtë për në Pallatin e Kongreseve ku ju shfaq bote e tij e embel e plot madheshti vete kopshti i Edenit!

Te gjitha drenushat pipetinin me admirim, lepureshet zukasnin me qashtersi dhe refreni ishte vetem një, lum Shqiperi qe e ke,  se ay te larton, se ay nga armqitë të mbron se ay opoziten çkallmon, teatrin rrenon, muzeun shigjeton. Vetë Serveti jakë jakë foli për vatan të begatë! Në fund dikush çoi një dolli pa servili per ket fat që ka kjo e uruar Shqiperi!  Qente le të lehin, derrat të hungrojnë karvani ecen perpara! Të paçim mesi, ti je udha dhe e vërteta! Na mbaj me hater, nga një fjalim kesisoj cdo javë mbana se ndihemi popull civil, shoqëri demokratike, vend europian, demokraci e forte e plot nga këto bereqete! Kështu do të jete festë, gezim për këtë dynja  derisa te gjesh  petullën në hava evlat te kemi rixha! *Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama.

Modifikuar më Diel, 24 Mars 2019 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...