Pse nuk i krijon qeveria SPAK-un dhe Byronë, që s’kanë lidhje me opozitën?!

Hënë, 25 Mars 2019 10:18

Nga Ylli Manjani.

Disa miq e gazetarë pyesin se si e bllokon mungesa e opozitës krijimin e SPAK?

Përgjigja është fare e thjeshtë: Fare! nuk e bllokon dot asnjë parti, deputet apo grup deputetësh, një apo disapërdorimesh. SPAK e zgjedh KLP e cila është krijuar dhe funksionon. Parlamenti nuk ka më asnjë rol për të luajtur.

Edhe për institucionet e tjera që janë në pritje për t'u ngritur, Parlamenti, edhe ky që është, nuk e bllokon dot. Ndryshimet Kushtetuese që u miratuan me konsensus, përcaktojnë mekanizmin zhbllokues kur Parlamenti nuk merr dot vendime.

Pra debati që ikja e Opozitës bllokon reformën është propagandë e pa bazuar në asnjë fakt.

Pyetja shtrohet përse vonohet krijimi i SPAK dhe i institucioneve të tjera? Kujtojmë se vendi është jo vetëm pa SPAK e Byro Hetimi, por edhe pa Gjykatë Kushtetuese, pa gjykatë të Lartë funksionale, pa Inspektorin e Përgjithshëm madje edhe pa Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kujt i interesojnë këto vakume të tmerrshme ne funksionin e shtetit?! Opozitës apo Qeverisë?!

Qartësisht "Hallatet" i mungojnë qeverisë. Asaj nuk i interesojnë fare as SPAK, as BKH, as gjykata e as prokuroria e pavarur. Ndaj dhe i shtyjnë e i shtyjnë e i shtyjnëëëë....

Ndërkohë shtohet paranoja, pasiguria e ankthi.....

Por ama fajin e ka ...... Opozitaaaaa, e cila veçse pa imunitet është edhe pa "Hallate"! Këto të fundit janë më interesante për lajme...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...