“Berisha firmosi anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave, Rama ka firmosur vetëm për koncesione e PPP”

Premte, 29 Mars 2019 11:11

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me spotin publicitar të qeverisë për 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Manjani akuzon qeverinë se po mohon historinë, dhe kjo sipas tij është e turpshme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani i tregon të gjithë shqiptarëve se, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim i ka firmosur Sali Berisha.

Postimi i plotë

Kujtesë:

Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.

E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.

Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.

Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.

Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!

Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:

Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.

Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.

Hapjen e bisedimeve të para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.

Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.

Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.

Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…

Kjo është historia, na pëlqen apo jo!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...