Shqipëria 10 vite në NATO/ Kryemadhi: Mirënjohje SHBA-ve, lufta në mbrojtje të vlerave të demokracisë forcon aleancën

Premte, 29 Mars 2019 12:02

Me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shprehur mirënjohjen për aleatët e kombit shqiptar, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e plotë

10 vite më parë, më 1 prill 2009, Shqipëria shënoi ngjarjen më të rëndësishme në historinë e saj moderne, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut Verior.

Sot është dita për të shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin tonë strategjik, SHBA, i cili ka qenë mbështetja vendimtare për aftësimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Anëtarësimi në Aleancë e rreshtoi Shqipërinë mes kombeve të tjera partnere që kontribuojnë dhe garantojnë sigurinë kolektive, në funksion të paqes dhe zhvillimit në zonën Trans-Atlantike dhe përtej saj.

Në këto 10 vite, si anëtare e NATO-s dhe pjesë e misioneve të saj paqeruajtëse, Shqipëria ka dhënë kontribute si kurrë më parë.

Forca e Aleancës sot qëndron jo vetëm në kapacitetet e jashtëzakonshme ushtarake e strategjike që ajo zotëron, por para të gjithash në vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, vlera mbi të cilat janë ngritur gjithë sistemet politike të vendeve anëtare.

Prandaj, lufta  në mbrojtje të vlerave të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, është përpjekje sublime për të forcuar NATO-n, si organizata më e fuqishme politiko-ushtarake që ka njohur njerëzimi.

Si kryetare e LSI-së, dëshiroj të vlerësoj gjithë kontributin që ka dhënë kjo forcë politike për anëtarësimin e Shqipërisë në  NATO dhe në marrëdhëniet me të, si dhe të garantoj për vazhdimësinë në rritje të këtij kontributi në të ardhmen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...