Presidenti Meta për forcat ajrore të NATO-s: Mirënjohje për atë që bënë më 24 mars 1999

Premte, 29 Mars 2019 12:25

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka përmbyllur me fjalimin e tij, ceremoninë që u zhvillua sot në Tiranë, në sheshin Nënë Tereza, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

"Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse, - tha Meta, -  pa iu ftuar të gjithëve për një duartrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999...

...Kam një falenderim të veçantë e kam për Presidentin e SHBA, Xhorxh W Bush që frymëzoi arritjen e qëllimit final. E paçmueshme mbetet mbështetja e popullit shqiptar dhe të gjitha qeverive.

Pak ditë më parë ne kujtuam vendimin historik të NATO-s për të dhënë fund gjenocidit në Kosovë. Të gjithë shqiptarët i mbeten mirënjohës NATO-s që shpëtoi jo vetëm një popull të pafajshëm por garantoi paqen në rajon. NATO së shpejti pret anëtarin 30 të saj, Maqedoninë e Veriut.

Shqipëria ka marrë përgjegjësitë që i takojnë në operacionet e përbashkëta të NATO-s kudo ku i është kërkuar. Forcimi dhe fuqizimi i infrastrukturës tonë kombëtare mbetet prioritet. Përzgjedhja e bazës ajrore të Kuçovës është një investim strategjik për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale. “

Modifikuar më Premte, 29 Mars 2019 12:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...