Vendimet e Cakajt/ Tritan Shehu: Sa poshtë i ka rënë "pazari" diplomacisë shqiptare

Hënë, 01 Prill 2019 11:17

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, i konsideron skandaloze qëndrimet e fundit të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt.

Nëpërmjët një postimi në Facebook, Shehu shprehet se kjo tregon sa poshtë ka rënë diplomacia shqiptare nga drejtimi aktual.

Postimi i plotë

Degjova Zv.Ministrin e Jashtem, qe deklaronte ne media, ai vete, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve te Nderit ne Shqiperi.

Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacise sone, shkaku i humbjes se rolit tone paresor ne Rajon, i ndryshimeve te linjave tona strategjike, i dobesimit te bashkepunimit me partneret tane kryesore, apo i bllokimit te procesit tone te integrimit prej disa vitesh!?

Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore.

Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, "larja" e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare.

Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane "atrofizuar" kaq shume, sa aty merren vetem me tilla "ceshtje" perfshi dhe "reformen" e madhe te "spastrimit" nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e "luftes brenda llojit".

Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te "rrenjet" e problemeve, ne vend qe te merret me "gjethet", apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...