2 Prilli/ Basha: Rrënjët e së keqes duhen shkulur një herë e mirë

Tuesday, 02 Prill 2019 11:13

Kryedemokrati Lulzim Basha, u ndal ditën e sotme në Shkodër, për të kujtuar masakrën e 2 prillit, ku u vranë katër të rinj.

Në fjalën e tij Basha tha se kjo datë tregon se rrënjët e së keqes nuk ndalen, nëse nuk shkulen njëherë e mirë.

“2 prilli sot, është një bashkëjetesë e krimit me qeverinë që ka sot fytyrën e qeverisë dhe dorën e zezë që përgjak qytetet, barrën e varfërisë dhe vulën e emigracionit në pasaportat e mbi 500 mijë shqiptarëve. Ndaj ne ikëm nga ajo strofull e krimit, pasi po të mos ishim, do ishte sikur të ishim këtu në 2 prill, jo në anën e protestuesve, por në anën e komitetit të krimit, të partisë së kohës”, u shpreh Basha.

Sipas tij, e vetmja gjë që i duhet të keqes dhe të ligut të triumfojë, është indiferenca, duke nënvizuar se sakrifica e 2 prillit nuk tingëllon kurrë, më aktuale se sa sot.

Ai tha se shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të vazhdoj pa opozitën dhe ta qeverisë vendin pa zgjedhje. “Nuk ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës që mund të rikthejë qetësinë e krimit të 2 prillit 1991. Protesta e opozitës ka vetëm një fund si ajo e shumë viteve më parë, triumfin e lirisë dhe demokracisë”, tha Basha.

Ai e cilësoi Shkodrën si Jeruzalemin e Shqipërisë dhe se ajo që e bashkon Jeruzalemin me Shkodrën, është sakrifica.

Kryedemokrati u zotua se opozita do të jetë në lartësinë e thirrjes "E duam Shqipërinë, si gjithë Europa", duke shprehur bindjen se beteja e nisur do të fitohet, pasi është beteja për demokraci.

2 prilli i vitit 1991, njihet ndryshe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri gjatë një prej revoltave më të mëdha popullore në vend, të zhvilluar disa muaj pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës në Tiranë. Si pasojë e plumbave të forcave policore ndaj turmës protestuese, humbën jetën katër persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka mbetën të vrarë, ndërsa tashmë janë shpallur martirë të demokracisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...