VIDEO/ Ai që sot është kryetar i Kuvendit urdhëroi snajperin që të më vrasë djalin

Tuesday, 02 Prill 2019 12:03

2 Prilli shënon në Shkodër 28-vjetorin e demostratës antikomuniste, në të cilën u vranë katër të rinj. Në një prononcim për Fax Neës, nëna e Besnik Cekës, një prej dëshmorëve të demokracisë, akuzon Gramoz Ruçin si urdhëruesin e vrasjes së 4 të rinjve.

‘’Për ngjarjen e dy Prillit gjithkush mund ta dijë sesi ka ndodhur, Shkodra atë ditë ka përjetuar një tmerr, as lufta e dytë botërore nuk ka ndodhur ashtu si e bëri Gramoz Ruçi këtu. Edi Rama nuk e don Shkodrën, se Shkodra është e para që i dha shkëndijën demokracisë.

Djemtë tanë u vranë me snajper me urdhër të Gramoz Ruçit që ishte ministër i brendshëm. Shumë mirë e përmend 21 Janarin, pse nuk e përmend 2 Prillin. Unë kërkoj që Gramoz Ruçi të mos jetë më në Kuvend.

Djemtë tanë ranë për një demokraci të pastër, jo për një Shqipëri të mbytur me drogë dhe me korrupsion. Unë jam e zhgënjyer sa herë e shoh në Kuvend, nuk dua me ja pa surratin”, shprehet nëna e Besnik Cakës.

Kujtojmë se katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte në 2 Prill të vitit 1991. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Ndërkohë që sot në Shkodër për të kujtuar 4 dëshmorët e demokracisë është i pranishëm dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili: Të dashur familjarë të 4 dëmshmorëve, e nderuar zonja Voltana. Të nderuar qytetarë shkodranë. 28 vite më parë diktatura komuniste vendosi të hakmerrej. 4 qytetarë, të rinj që qyteti i veriut tronditi regjimin, u identifikuan dhe u vranë nga bisha që po jepte shpirt. Dita e sotme është kujtesë se rrënjët e të keqes nuk thahen.

Ato ushqehen me vesin dhe krimin e pandëshkuar. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë po ia merr frymën një mish, një monstër me krimin. S’kemi nxjerrë përgjegjësinë e 2 prillit. 2 prilli, shenjë e lidhjes së krimit me qeverinë. Ne ikëm nga ajo strofullë e krimit. Po të mos iknim do ishte njësoj, por në anën e kundërt, jo në anën e Arben Brocit por në anën e komitetit të krimit.

Modifikuar më Tuesday, 02 Prill 2019 12:09

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...