Qeveria Rama nuk tërhiqet, gati rihapja e tenderit për projektin "e florinjtë"

Tuesday, 02 Prill 2019 13:31

Gara tenderuese për lotin e parë të Unazës së Madhe po shkon drejt rihapjes. Të paktën nga pikëpamja ligjore Autoritetin Rrugor Shqiptar nuk e pengon asgjë për të rishpallur procedurën, duke qenë se pas skualifikimit të kompanive pjesëmarrëse në garën e zhvilluar gjatë muajit janar, janë ezauruar të gjitha hallkat e ankimimit. Njoftimi zyrtar për anulimin e tenderit për lotin I të Unazës, që u përfshi në skandalin e falsifikimit të dokumenteve nga kompania DH Albania u bë në datën 25 shkurt 2019.

Në garën e rishpallur pas skandalit morën pjesë 6 kompani, por sipas ARRSH-së asnjëra prej tyre nuk plotësonte kriteret e vendosur, duke i skualifikuar. Ndërkaq, ky dikaster bën me dije për TV SCAN se pas njoftimit për skualifikimit njëra prej tyre depozitoi ankesë pranë autoritetit, ndërkohë që me kthimin e përgjigjes nga ARRSH nuk ka patur më ankesa brenda afateve proceduriale. Në këto kushte I hapet rruga ritenderimit të një prej veprave infrastrukturore më të debatuara për shkak të kostove tejet të larta për ndërtimin e saj.

Vlera e tenderit për Lotin e parë arrinte në 18 mln euro, ndërkohë që gjatësia e tij është më pak se 1 km. Megjithatë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bleinda Balluku, gjatë një daljeje për mediat, teksa garantoi se projekti do të zbatohet tha se këto kosto janë si pasojë e projektit tejet kompleks dhe me një numër të konsiderueshëm nyjesh e veprash arti në një distance relativisht të shkurtër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...