Kryemadhi: Jam penduar që nuk dëgjova PD-në dhe votova 7 ligjet e Reformës në Drejtësi

Premte, 05 Prill 2019 21:31

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur edhe në studion e ‘Repolitix” në Report Tv edhe për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryemadhi nuk është shprehur aspak optimiste për hapjen e këtyre negociatave. Madje ajo thotë se Shqipërisë i është shtuar edhe një kusht.

"Ata nesër kur të hetojnë se paratë e tyre që janë vjedhur në Shqipëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe fëmijët e shqiptarëve. Një gabim që bën një ambasador këtu, kostoja është e shqiptarëve. Sipas Ramës dhe Flekenshtain ne i kemi hapur negociatat. Hahn thotë prapë do e bëjmë rekomandimin, se është i detyruar, por do të shtojnë edhe ca kushte të tjera, azilkërkuesit. Hahn pas datës 23 maj nuk është më dhe cilat do të jenë raportet që do të ketë KE-ja? Ministri holandez i futi një kërbaç Shqipërisë", tha Kryemadhi

 

Ndërsa Kryemadhi tha më tej se është penduar që ka votuar 7 ligjet e Reformës në Drejtësi, më 30 mars 2017.

"A jeni penduar? Unë po. Sepse problemet që ngriti PD-ja kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e PD-së do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë" tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...