"Rilindja", shtohen pakënaqësitë mes kupolës së PS-së

Saturday, 06 Prill 2019 09:20

Kur Edi Rama ia doli të fitojë i vetëm zgjedhjet parlamentare të 2017, u duk se zërat kundër dhe mendimi ndryshe në Partine Socialiste do të zhdukeshin përfundimisht. Por muajt e fundit, njeri pas tjetrit socialistët duket se po prodhojnë një rrymë kundër Ramës.

Ngarkesën negative të akumuluar pasi u la jashtë grupit parlamentar, Arta Dade, një prej emrave me më eksperiencë në Partine Socialiste, e shprehu duke treguar një tjetër anë të pathënë publikisht për kryetarin, kur foli për Ramën si “anti-establishment”.

LEXO EDHE:
Epike por e trishtueshme/ Dëgjojeni, edhe qeshni por ne fund, ‘Vari. K...’
Por Arta Dade nuk qe e vetmja. Një “lojtar” tjetër i lënë në stolin e rezervave nga trajneri ishte ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Mesazhet e Tahirit, teksa përsërit shprehjen e famshme se “S’keni parë asgjë akoma”, tingëllojnë si kërcënime të hapura, raporton A2.

Fatmir Xhafaj, një tjetër lojtar që doli jashtë loje, nuk u kursye me qëndrimin kundër Ramës, kur e përshkroi atë si një njeri që erdhi në pushtet për pushtet.

“Ka njerëz që marrin një pushtet, dhe janë të lumtur që kanë një pushtet, dhe kane njerëz që kanë një mision njerëz, që kanë ardhur për të shërbyer” ka deklaruar ish ministri Xhafaj.

Pandeli Majko duket më i dyzuar në qëndrimet e tij. Ministri pa portofol refuzoi publikisht të votojë një prej ligjeve me te debatuara për mazhorancën, atë që i hapte rruge shembjes së Teatrit Kombëtar. Majko këmbënguli në sfidën e tij, kur i dorëzoi dorëheqjen në zyre Edi Rames. Dorëheqje që nuk u pranua nga Rama, por që e vendosi Majkon në rreshtin e të pakënaqurve.

Stafetën e rebelit së fundmi e mori Ditmir Bushati. Pakënaqësinë për largimin nga qeveria, e tregoi që ditën e parë kur dorëzoi zyrën te Cakaj, kur shpërfilli Ramën në ministri dhe u largua në këmbë, pa i dhënë as dorën.

Përgjatë këtyre muajve, Bushati në qarqet e tij të ngushta ka shfaqur mos dakordësim me Ramën, ndërsa në Parlament foli për “arrogancë”, term të cilin Rama e heq nga vetja dhe qeverisja e tij.

A po krijohet në Partine Socialiste një grupim kundër Edi Ramës? Pyetja mbetet ende pa përgjigje, por kur duket se kryesocialisti është i zënë me krizën politike, është e qarte se mes socialisteve, pakënaqësitë vetëm shtohen./Express/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...