Luan Rama tregon detyrimin që Edi Rama nuk e ka përmbushur asnjëherë

Saturday, 06 Prill 2019 15:32

“Kryeministri edhe pse e ka detyrim ligjor që si kryetar i Komiteti Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, brenda datës 30 mars të çdo viti, duhet t’i paraqesë Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me shfaqjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme të Qeverisë për detyrimet ndërkombëtare, nuk e ka përmbushur asnjëherë këtë detyrim që prej ditës kur është emëruar Kryeministër!”, shkruan Luan Rama.

Zëvendëskryetari i LSI-së sjell një rast analog me SHBA-të, ku Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi Kongresit, raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, duke e publikuar po atë ditë.

“Do të mjaftonte vetëm ky fakt që Kuvendi të kërkonte menjëherë shkarkimin e tij, mirëpo, për fatin e keq të demokracisë në këtë vend, edhe Kuvendi nuk ka as vullnet dhe as integritet për të zbatuar ligjin që vetë e ka miratuar.

Ndaj, mosveprimi i Kuvendit për të vënë para përgjegjësisë Kryeministrin që nuk përmbush detyrimin ligjor, eshtë sakaq edhe një dëshmi e mospërmbushjes se këtij detyrimi prej vetë Kuvendit.

Në këtë mënyrë, gjendemi para një fakti skandaloz e të patolerueshëm të mosveprimit të qëllimshëm.”, thotë Luan Rama.

Sipas Ramës, krimi i organizuar, kultivimi e trafikimi i drogës, pastrimi i parave e korrupsioni endemik nuk luftohen me retorikë, por me forcën e zbatimit të ligjit dhe vendosmërinë e bashkëpunimin e të gjitha institucioneve.

“Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit edhe ketë vit, njësoj si një vit më parë, njësoj si dy, tre e katër vjet më parë, na vjen në ndihmë të kuptojmë përmasën dhe efektin e krimit në realitetin tonë. Po për fat të keq, mes Kuvendit të Shqipërisë që nuk zbaton ligjin dhe Departamentit amerikan të Shtetit që denoncon pandëshkueshmërinë, është mali i lartë i drogës, kultivimi e trafikimi i saj, që komandohet nga elementët e krimit të organizuar!

Ndërsa Kuvendi ynë, vazhdon të gogësijë e mbllaçitet mes paaftësisë, servilizmit, heshtjes e mosveprimit të vet, duke u vetdëshmuar si monumenti i turpit të një klase politike që e ka konsumuar vetveten!”, përfundon ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...