Qëndrim kriminal i narkoshtetit ndaj të burgosurit të sëmurë!

Diel, 07 Prill 2019 15:23

Nga Sali Berisha

Lexoni denoncimin e dhimbshem te nenes se tij.

Duke denuar me ashpersine me te madhe torturat cnjerezore ndaj te burgosurve duke perdorur edhe mos mjekimin e semundjeve, i bej thirrje OKB dhe organizatave te te drejtave te njeriut te kontrollojne gjendjen çnjerezore te burgjeve ne Shqiperi. sb

Miredita doktor. Jam nje nene fatkeqe qe ka djalin ne burgun e tmerrshem te Rrogozhines. Djali im eshte denuar padrejtesisht me 4.8 vite burg per nje veper penale te cilen nuk e ka kryer. Rastesisht beri autostop ne autostrade sepse i ishte prishur kamioni i punes e personi qe e mori ne motorr u kap me nje sasi kanabis sativa. Djali im, baba i dy femijeve te vegjel 5 dhe 9 vjec, si njeri qe vjen nga familje e varfer e Hamallajt, e pa mbeshtetje u denua me 4.8 vite burg. Pas nje peripecie pritjesh te gjykimit pas denimit, djalin tim nga burgu i Durresit e transferojne ne Burgun e Rrogozhines. Duke mos patur as miq e as leke, ne nuk kemi patur deri me sot mundesi te kerkojme as leje dalje disa dite te pakten per ardhjen e tij prane femijeve te vegjel. E serish ne pranuam destinin duke mos patur mundesi te kerkojme as ate qe parashikon ligji per djalin tone. Por ditet e fundit djali im eshte semurur rende, ka fryrje e pezmatim te kembes se majte e dhimbje te forta e nuk mund te levize fare. Per fatkeqesine tone askush nuk e viziton e na u tha nga shoket e tij ne burg se burgu i Rrogozhines nuk ka as doktor e as ambulance qe te nderhyje. Ka vetem nje infermier i cili normalisht duhet te raportoje ne instancat perkatese por nuk ndodh kjo gje se jemi njerez pa asnje perkrahje. Une si nena e Lulzim Liotit kam vetem shprese qe te shpetoj djalin tim nga vdekja vetem po te ma postosh ti Doktor kete thirrje urgjente per ndihme. Kerkoj vetem qe djali im te mjekohet ne spital apo dhe aty nga nje mjek e te mos lihet keshtu si nje qenie e nraktisur ngaqe nuk vjen nga familja as mafjoze e as me lek! Te lutem doktor na ndihmoni te shpetojme jeten e djalit tone Lulzim Lioti ne burgun e Rrogozhines.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...