Basha: Shkolla në Universitetin Bujqësor është loja e Veliajt për të fshehur lagjen me pallate 10-katëshe

Diel, 07 Prill 2019 19:53

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD u ndal në nevojën që ka bujqësia për ekspertizë. “Kjo është emergjencë kombëtare, por jo për sejmenin e Ramës Erion Veliaj, i cili pasi u kap duke shmangur shtratin e Lanës për ndërtimet e trafikantit, tani po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor, për t’i hapur rrugën një lagjeje me pallate të reja 10-katëshe për oligarkët”-tha Basha.

Ne mund të eksportojmë edhe produktet tona bio, edhe mish, edhe domate, zarzavate, fruta. Por në radhë të parë të shikojmë se si mundet që ne të kapim tregun tonë, që prodhimet që blejnë shqiptarët të jenë prodhime tonat. Dhe për këtë na duhet ndihmë, na duhet ekspertizë, për të cilën ka një detyrë dhe përgjegjësi të veçantë shteti. Është përgjegjësi e shtetit t’ju trajnojë, të financojë veterinerë, agronomë, dhe njerëz që ju ndihmojnë e orientojnë nga prodhimi më i suksesshëm për tregun.
Por ça ndodh? Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty – e keni pa çfarë bëhet apo jo – duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin. Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë. Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës. Padyshim që kjo duhet të marrë fund, kjo është emergjencë kombëtare. Asgjë nuk pret më. Koha nuk pret. Prandaj për këtë arsye duhet të ngrihemi të gjithë e të jemi të gjithë bashkë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...