Mesazhi i fortë i Italisë për Ramën: Tërhiqu, përgjigju opozitës për blerjen e votave

Tuesday, 09 Prill 2019 12:14

Mesazhi i parë i fortë politik vjen nga Italia për ramën. I kërkohet të tërhiqet dhe të diskutojë për akuzën e blerjes së votave.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka bërë një deklaratë të fortë për krizën politike në vend, teksa ka thënë se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas nga pozicioni i saj.

Sipas Cutillos kriza politike po dëmton ekonominë e vendit, dhe po tremb investitorët e huaj, duke mos e zgjeruar biznesin në Shqipëri.

“Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit.

Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend”, u shpreh Cutillo.

“Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotësosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, tha më tej ambasadori.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 16:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...