Ish-ministri socialist Malaj: Zgjedhjet e parakohshme, valvula shkarkuese e tensioneve

E Enjte, 11 Prill 2019 10:32

Ish-ministri, ish-deputeti dhe funksionari i lartë i PS për gati dy dekada, analizon situatën e brendshme në parti dhe në qeverisje. Malaj thotë se fshehja e problemeve, është si mosballafaqim me sëmundjen që gërryen një trup.

I pyetur për Veliajn, Malaj shprehet se “Kandidatët Manchurianë” janë individë që nuk kanë një mision, por kanë vetëm një ambicie personale që synojnë ta arrijnë me çdo kusht, individë të robotizuar, deri në kriminalizim për arritjen e postit që synojnë

Arben Malaj, ish-deputet, ish-ministër financash dhe funksionar i lartë i PS për afër dy dekada, tashmë ndihet komod në kostumin e profesorit të ekonomisë. U largua nga politika aktive dhe nga PS-ja, për shkak të përplasjes publike me kryetarin e ri të socialistëve, lidhur me domosdoshmërinë e demokratizimit dhe modernizimit të partisë. Bashkëthemelues i Lëvizjes për Mendim Ndryshe (LMN), Malaj i tregoi dhe një herë “muskujt” Ramës me një rezultat sfidues në zgjedhjet e 2013-s, duke kandiduar i pavarur në Vlorë, ku kishte qenë deputet për 16 vite rresht. Pas vitit 2013, u tërhoq dhe u përqendrua në jetën akademike.

Sot në këtë intervistë për MAPO, Malaj vjen me një analizë për qeverisjen, krizën politike dhe mungesën e demokracisë në PS. Ai beson se fshehja e problemeve në PS dhe e elementeve të keqqeverisjes, është si fshehja e një sëmundjeje që vazhdon, dhe që do ta gërryejë nga brenda mazhorancën. Sipas Malajt, modeli politik i Veliajt është shqetësues. “Kandidati Manchurian”, thotë ai, rrit risqet që politika shqiptare të dominohet nga politikanë që nuk veprojnë me ndjesi njerëzore, por sipas një software të instaluar në trurin e tyre nga individë që i keqpërdorin për përfitime abuzive të shumëllojshme. Kur vjen fjala për qeverisjen, Malaj flet për kostot e larta të “kapjes së shtetit”, çka do të sjellë sipas tij pasoja fatale në ekonomi, në ambientin social dhe politik.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...