Një akt puçist antikushtetues, thellohet grushti i shtetit, pranohet falimentimi i narkoshtetit!

E Enjte, 11 Prill 2019 12:00

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, krye krye kreu i meduzes Edvin Kristaq Puçisti kreu dje nje akt tjeter pucist antikushtetues. Ai urdheroi ndrikull Xhaçken ne dhunim flagrant te Kushtetutes te kryeje nje akt puçist te mirefillte, shpalosi Ushtrine dhe vendosi nen kontrollin e saj aeroportin civil te vetem te vendit te Rinasit.

Nderkohe qe forcat e armatosura sipas kushtetutes mund te merrnin kete detyre vetem ne kushte te shpalljes nga paralamenti te pjeseshme apo ne gjithe territorin te gjendjes te jashtezakonshme.

Keshtu Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne piken 1 te nenit 173 stipulon: ”Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.”

Kurse ne piken 2 te nenit 173te Kushtetuta stipulon: “Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin”.Ky percaktim i kushtetutes esht sanksionuar gjithashtu ne piken 2,neni 22 i ligjit 64/2014 "

Per pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e te komandimit te Forcave te Armatosura te RSH,ne te cilen sanksionohet: ”Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit,pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.”

Pra me dislokimin e njesive ushtarake per venien e aeroportit civil nen kontrollin e forcave te armatosura pa shpallur ne perputhje me kushtetuten gjendjen e jashtezakonshme, eshte kryer nje veprim puçist antikushtetues dhe de fakto jemi, por ne kundreshtim flagrant me kushtetuten, ne gjendje te jashtezakonshme dhe natyrisht eshte pranuar dhe shpallur kapitullimi i policise.

Duke denuar me ashpersine me te madhe veprimin puçist te krye krye kreut te meduzes Edvin Kristaq Puçistiti, Ndrikull Xhaçkes dhe Shefit te Shtabit te Ushtrise, iu bej thirrje qytetareve te vazhdojme betejen tone fitimtare gjer sa te shporrim sa me pare puçistet, kalbesirat dhe pushtetin e tyre antikushtetues te krimit. sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...