“Ushtria në Rinas”, Gent Strazimiri: Veprim antikushtetues

E Enjte, 11 Prill 2019 16:38

Pas supergrabitjes së miliona eurove dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, debati është ndezur ashpër mes palëve politike në vend.

Me një reagim në “Facebook”, ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri i ftoi të gjithë gazetarët dhe mediat që të pyesin ministren e Mbrojtës Olta Xhaçka, se mbi cilin ligj ka urdhëruar dislokimin e ushtrisë në perimetrin e jashtëm të sigurisë në Aeroportin e Rinasit. Ai tregon arsyet ligjore se pse ky vendim i ministrisë së Mbrojtjes është antikushtetues.

“Ftoj mediat dhe gazetarët, të pyesin Ministren e Mbrojtjes se mbi bazën e cilit nen, të cilit ligj, ministri “urdhëron dislokimin e trupave ushtarake” pavarësisht në ka apo s’ka “gjendje të jashtëzakonëshme”, të shpallur apo të pashpallur?

Ministri i Mbrojtjes, është instanca e pestë për nga rëndësia në hierarkinë e zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura, dhe në asnjë rast nuk ka kompetenca operacionale, dislokimi a ç’dislokimi trupash! Ka thjesht kompetenca kontrolli miratimi e propozimi mbi përditshmërinë e rutinës së Forcave të Armatosuara (strategji, stërvitje, misione), madje edhe kjo, kompetencë e deleguar gjatë kohës së paqes, nga Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!!!

Në çdo rast, është Kuvendi që merr vendimin për nevojën e përfshirjes së ushtrisë, dhe përgjegjësinë në nivelin operacional e merr Presidenti i Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, i cili e ushtron përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm (nëse policia e shtetit pranon që nuk e kryen dot detyrën për rivendosjen e rendit), ose Komandantit të Forcave (në rast lufte)!
Ministri në asnjë rast, “asesi” nuk e ka këtë kompetencë në ligj….Për të ndihmuar gazetarët, po postoj edhe dispozitat ligjore në fjalë!
P. S. Teknikisht është grusht shteti, pavarësisht mosmarrjes seriozisht të mrrutave e rriqnave të ndyta që po e vënë në jetë…”, shkruan ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...