Vetëm Arben Ndoka 40 mln euro, po gjithë banda e 'Rilindjes'?

E Enjte, 11 Prill 2019 20:15

Sa herë bie fjala për Kryeministrin Edi Rama, ministrat e tij, deputetët socialistë apo edhe drejtotrët politikë organet ligjore përmendin shifra në miliona euro. Kaq shumë i ka pasuruar pushteti saqë prokurorisë i duhet të përmendin miliona euro. Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo njoftoi se për ish deputetin Arben Ndoka janë sekuestruar 40 milion euro pasuri të patundshme, toka në bregdetin e Lezhës. 

Arben Ndoka pavarësisht se u kap nga ligji i kriminalizimit për dënimin që ka marrë për trafik të qenieve njerëzore, dhe la mandatin e deputetit, Rama e mbante si kreun e PS-së së Lezhës.
Pak kohë më parë deputeti– ish-doganier Alket Hyseni,na rezultoi me pasuri marramendëse me historitë t tij në dogana, në Partinë Socialiste, por dhe për lidhjet e tij klienteliste.
Vetëm 44 vjeç si dhe i kanë mjaftuar pesë vite të mira, në doganë, me studio ligjore, që pasuria ti shkojë në miliona dollarë.
Shtatë apartamente banimi, ku më vogli është me sipërfaqe 120 metra katrorë, ndërsa më i madhi ka një sipërfaqe prej 225.6 m2, kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro.
8 garazhe, të cilat kanë kushtuar rreth 19 mijë euro si dhe prona të patundshme që kapin shifrën e mbi 200 mijë eurove, rezultojnë në listën e pasurive prej rreth një milion euro të Hysenit
Një kompani private ka bërë kërdinë në tenderat publikë, madje mund të ketë shënuar edhe një rekord, kur në më pak se 22 muaj ka fituar plot 28 tendera. Bëhet fjalë për kompaninë Intech +, e cila brenda një kohe të shkurtër ka përfituar nga tenderimet publike një shumë rreth 11 milion dollarë me pronar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. 2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 21:31

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...