Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur para pak minutash për protestën e sotme të opozitës.
Ai është shprehur se Tirana është sot kryeqyteti botëror i protestave.
"Kjo protestë do të përmbysë Ramën dhe forcë që ta shpëtojë atë nga ky vrull popullor nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në Azi dhe Afrikë, por në këtë vend i ditët e numëruara. Unë sot jam një protestues dhe protesta ka një vrull dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Tirana kryeqytet botëror i protestës. Fatin që kanë diktatorët do të ketë edhe Rama. Edhe në vrimë të miut të shkojë nuk do të shpëtojë nga ky cunam”, tha Berisha.