Manjani: Kaq iu ka mbetur, të shpallin zgjedhjet parlamentare

Diel, 14 Prill 2019 09:02

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e djeshme të opozitës kundër qeverisë. Ai thotë se sa më shumë gaz hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen. Sipas tij, ska nevojë për llafe e as për lot krokodili duke i sugjeruar maxhorancës të shpallë zgjedhjet parlamentare.
Sa i përket policisë, Manjani shkruan se ishin dy sjellje të ndryshme nga policia tek Kryeministria dhe nga ajo tek parlamenti.

Ja satuasi i plotë i Manjanit:

Vëzhgim:
————
Po ti hedhësh gaz e ushtrosh dhunë, opozita nuk shkrihet por vetëm ngrihet!

Sa më shumë gaz të hedhin, aq më shumë gaz i botës bëhen.

Kot e kanë që bëjnë llo llo llo në rrjete sociale! Ska nevojë për llafe, as për lotë krokodili, gjasme për 5 policë të gërvishtur...

Thjesht të vënë trutë në kokë dhe të shpallin zgjedhjet parlamentare. Kaq ju ka mbetur! Sa më shpejt, më mirë edhe për ta...

Respekt pa fund për çdo protestues! Protesta e tyre sot ishte hap shumë i madh drejt rikthimit të Pluralizmit Politik në vendimmarrje.

Respekt edhe për policinë që tek Kryeministria u tregua e matur. Por turp e faqe e zezë ishte sjellja tek Parlamenti!

Ishin dy sjellje krejt të ndryshme që reflektuan nervozitetin në rritje të pushtetit. Policia i tregoi në mënyrë krejt të sinqertë tensionin nervor të rritur në pushtet...

P.S. Tani shkoni nëpër shtëpitë e njerëzve dhe arresojini për pjesmarrje në demonstratë...
Qesharakë pa fund!

Image

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...