Ish-deputeti i Gjirokastres, Tritan Shehu, nepermjet nje postimi ne facebook, falenderon te gjithe protestuesit nga Qarku i Gjirokastres: "Ju falenderoj thellesisht te gjitheve ju, gjirokastrite, libohovite, dropullare, tepelenas, memaljote, kelcyras, permetare etj, pavaresisht ku ndodheshit mbreme, duke mbeshtetur kete levizje te madhe!
Krenari per ata qe ishin aktore ne Tirane!
Qarku i Gjirokastres, si gjithmone, i vendosur e pa asnje rezerve eshte jo vetem mbeshtetes, por dhe kontribues i fuqishem i proceseve demokratike e zhvilluese ne vend.
Ashtu si qindra “emisare” te tij ishin mbreme aktive ne protesten me te madhe per demokraci ne Tirane, dhjetra mijra te tjere nga ai Qark ishin prane familjeve e miqve te tyre, duke ndjekur me po ato emocione e shpresa zhvillimet ne Kryeqytet.
Ju pershendes te gjitheve!"