Nga Genc Pollo
Protesta popullore e djeshme ishte më masive se të mëparshmet. Njerëzit që takova në bulevard edhe më te vendosur për të vazhduar deri në një ndryshim politik domethënës. Strategjia e Edi Ramës që përmes injorimit të opozitës e të protestës popullore, hokave me "opozitën" lefteriste në Kuvend, shkurajimit të shoqërisë përmes propagandistëve të tij shqipfolës ose jo DËSHTOI !
Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore dhe të mbajë e nxisë përkrahjen popullore për të. Edhe më të fadaksurit në enturazhin e Ramës e dinë se kështu nuk mund të shkojnë drejt qershorit. Do Zoti i thërresin mëndjes. Edhe për të mirën e tyre.