Vendimi i Holandës, Kryemadhi: I vë vulën dështimeve të Ramës

E mërkurë, 17 Prill 2019 14:03

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se vendimi i parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për Shqipërinë dhe se i vë vulën dështimeve të qeverisë.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha sot se më e rëndë akoma ishte motivacioni i këtij mocioni propozuar KE.

“Debati dhe vendimmarrja e djeshme e parlamentit holandez për t’i propozuar KE kthimin e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë në rrugëtimin e europian të Shqipërisë dhe për mundësinë e mohimit të një të drejte të fituar me shumë sakrifica 10 vite më parë siç ishte e drejta për lëvizjen e lrië, pa viza drejt Schengen.

Motivacioni i këtij mocioni është edhe më i rëndë pasi ai ka të bëjë me cenimin e sigurisë kombëtare të Holandës nëpërmjet shtimit të grupeve kriminale me origjinë shqiptare dhe veprimtarisë së tyre në atë vend”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas saj, parlamenti holandez thotë se nuk është djegia e mandateve arsyeja por kapja e shtetit nga krimi duke kujtuar edhe raportin e DASH.
“Ky votim në parlamentin e Holandës jo vetëm që i vë vulën dështimeve të qeverisë.
Shqipëria ka nevojë për një politikë që ta orientojë drejt perëndimit. Edi Rama njeriu i fundit që mund ta garantojë këta. Kambanat e alarmit janë shumë pranë veshëve tanë dhe problemin kryesor e kemi para syve tanë. nuk ka më kohë për të pritur vetëm reagim përballë kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, deklaroi kryetarja e LSI.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...