Vasili: Rama është shndërruar në llazore rruge, i hedh 200 lekë dhe bën njerëzit të qeshin

E Enjte, 18 Prill 2019 16:25

I ftuar në Syri.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nuk ka kursyer akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, kreu i qeverisë është shndërruar në një njeri qesharak.

“Një kryeministër që shndërrohet në llazore rruge dhe ky kështu është katandisur. I hedh 200 lekë, fillon dhe qeshin të gjithë. I kam dëgjuar në fund të viteve ‘90, “i kemi në grykën e topit” dhe në fund ikën të gjithë, por populli mori një faturë të tmerrshme. Këtu nuk ka drejtësi, këtu nuk ka parlament...”, u shpreh Vasili.

Sa i përket reagimit të kryeministrit pas vendimit të parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, Vasili u shpreh:

“Ky gazep kryeministër, që është një i vdekur që ecën. Ka fytyrë ky të flasë për politikën holandeze?! Të ketë turp ti japë mend politikës holandeze. Del e flet gjëra që qesh e gjithë Europa”.

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 16:37

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...