Basha: Të ikë Rama dhe të krijohet në Qeveri Tranzitore

E Enjte, 18 Prill 2019 19:04

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat tha se largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm nga Partiia Demokratike. Basha tha se duhet të largohet Rama, me qëllim që t’i hapet rruga dialogut me PS për të pasur një qeveri tranzitore.

“Edi Rama është kryeministri më i paaftë dhe më i inkriminuar në Ballkan. Ai kryeson një qeverisje, me njerëz që në çdo hallkë të pushtetit vetëm dhunojnë, janë si një organizatë kriminale. Largimi i Ramës është një kusht i panegociueshëm për PD. Pas largimit të Ramës, PD do të hyjë në bisedime me PS për të formuar një qeveri tranzitore për t’i dhënë fund krizës politike”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se Rama dhe njerëzit e tij janë fajtorë sot pse Shqipëria lëngon, për shkatërrimin e banesave te Unaza dhe Bregu i Lumit, për mbylljen e bizneseve, për çuarjen e fermerëve në falimentim, për studentët që janë sot në situatë emergjente, për pensionistët që me pensionet që marrin nuk kalojnë dot as gjysmën e muajit.

“Çdo shqiptar është në betejë me pushtetin kriminal të ngritur nga Edi Rama. Kjo është një qeveri e dalë nga krimi. Duhet ta çlirojmë këtë qeveri të dalë nga krimi, këtë ekonomi që është bërë palë me krimin. Shembja e shtëpive në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën, mbyllja e bizneseve, çuarja e fermerëve në dëshpërim, shpërfillja totale e studentëve, çuarja e pensionistëve në kufijtë e ekzistencës janë pasoja të shkatërrimit të besimit të demokracisë.

Do luftojmë për të zhbërë këto probleme të krijojmë kushte përmes lirisë, barazisë para ligjit, që çdokush të ketë liri dhe barazi në Shqipëri për veten dhe komunitetin. Çdo shqiptar në betejë me pushtetin kriminal, qeveri e dalë nga krimi, të çlirojmë ekonominë nga krimi, të krijojmë kushte përmes lirisë, barazisë para ligjit, që çdokush të ketë liri dhe barazi në Shqipëri për veten dhe komunitetin. Kjo qeveri ka rënë moralisht dhe ndërkombëtarisht”, tha Basha në fjalën e tij.

Kreu i PD Lulzim Basha tha se protestat për largimin e Ramës do të vazhdojnë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...