Berisha: Për votën e lirë do ketë edhe përplasje civile

E Enjte, 18 Prill 2019 20:33

Këshilli Kombëtar i PD vendosi sot që të zyrtarizojë qëndrimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore nëse nuk plotësohen kushtet për qeveri tranzitore dhe standarde elektorale. Në koment të këtij vendimi, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo është një betejë vdekje a fitore. Berisha tha se jemi në kushtet e një puçi brenda shtetit dhe se për votën e lirë opozita ka në anën e saj popullin dhe përballë drogën dhe gangsterët.


Berisha: Për herë të parë në historinë e këtij vendi kemi një opozitë e cila jeton në kushtet e një grushti shteti brenda shteti, ku kreu ekzekutiv ka marrë të gjitha kompetencat kushtetuese. Kushtetutshmëria ka rënë plotësisht. Kjo bën që Rama të votojë ligje në kundërshtim me Kushtetutën. Në rastin e fundit futi ushtrinë në aeroport pa një vendim të Kuvendit. Pra jemi në kushtet e një puçi. Gjykata kushtetuese përdor ombrellën e qytetarëve dhe opozitës, në Shqipëri nuk është kjo ombrellë. Partia Demokratike përpara kësaj betejë është përpara fitores ose vdekjes. Opozita që sot ndihet shumicë do ti tregojë vendin gangsterëve dhe do ti kthejnë të drejtën shqiptarëve për të votuar të lirë. Opozita ka popullin dhe do të ketë përballje me drogën, gangsterët. Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurte civile. Për rikthimin e votës ia vlen çdo veprim.

Modifikuar më E Enjte, 18 Prill 2019 20:35

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...