Fushë-Kruja e tritolit dhe policia e Rilindjes

Premte, 19 Prill 2019 17:14

Shpërthimi i tritolit në Fushë-Krujë nuk përbën më “shqetësim serioz” për banorët. Janë mësuar të ngrihen në mes të natës nga shpërthimet e fuqishme. Për një javë në këtë zonë u regjistruan tre akte të rënda të shpërthimit me tritol, sigurisht pa autorë të gjetur. Po aq interesante është edhe reagimi i policisë në raste të tilla.

“Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”- thotë policia në një njoftim farë të shkurtër për mediat. Mënyra si trajtohet konsiderohet një krim rutinë, krejtësisht i natyrshëm për strukturat e rendit, nën siglën e Rilindjes.

Raportet janë të frikshme. Vetëm në zonën e Fushë-Krujës dhe rrethinave të tij, në pesë vitet e fundit janë regjistruar 84 shpërthime me eksploziv. Asgjë nuk i ka shpëtuar tritolit dhe terrorit që sjell më pas.

Në tre raste shpërthimi ka ndodhur edhe në ambientet e brendshme dhe të jashtme të vetë komisariatit, Bashkia gjithashtu ka provuar eksplozivin dhe më pas subjektet private kanë qenë tërësisht në mëshirë të lëndës plasëse që në këtë zonë jo vetëm gjendet me shumicë, por janë shtuar “eskpertët” për ta vendosur dhe kryer shpërthimin e “kontrolluar”.

LEXO EDHE Ambasadorja franceze: Rikthimi i vizave për shqiptarët, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë…
Mobileri, farmaci, bare, restorante, servisë automjetesh, institucione shtetërore e banesa…, që të gjitha kanë provuar shkatërrimin me eksplozivin e fuqishëm. Fati i vetëm deri më tani është se nuk janë regjistruar viktima, por dëme të shumta materiale, terror dhe biznesmenë që detyrohen të mbyllin aktivitetin e tyre.

Strukturat e policisë dhe prokurorisë nga 84 rastet vetëm tre kanë mundur të zbardhin, edhe ato ngjarje të papërfillshme, kur ka pasur disa shpërthime në afërsi të Fabrikës së Çimentos, vend ku ekziston një konflikt i kahershëm mes banorëve të zonës dhe kompanisë që ka në zotërim këtë objekt.

Strukturat shtetërore vetëm regjistrojnë ngjarjet, bëjnë sikur hetojnë në rutinën e zakonshme dhe në fund arkivon dosjet për mungesë provash. Përveç konflikteve personale, dyshohet se në Fushë-Krujë vepron një grup i strukturuar, i lidhur me aktivitetin e gjobëvënieve. Shantazhojnë biznesmenë të ndryshëm dhe nëse ata nuk paguajnë shumën e kërkuar u rrezikohet prona, tritoli është aty, i gatshëm që dikush ta aktivizojë.

Qytetarët kanë frikë të denocojnë me emra “të fortët” e zonës, ndërsa policia e Rilindjes, po vdes shpresat e qytetarëve, pasi në shumë raste e di se kush fshihet pas terrorit me eksploziv por nuk ka vepruar./boldnews

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...