Urrejtja për Shkodrën nuk është e re

Premte, 19 Prill 2019 19:29

Çmenduria e fundit zhvendosja e Drejtorisë Arsimore e Shkodrës në Lezhë dhje ky vendim është jo vetëm çmenduri por edhe urrejtje patologjike ndaj atij qyteti. Ishte qyteti që e njihte, nuk e pranonte, e urrente Enver Hoxhën, komunizmin e tij, por edhe më i guximshmi për tiu përgjigjur asaj zezone me humorin e hollë brilant shkodran.
E kishin kuptuar Enver Hoxhën me të gjitha veset dhe tmerrin që ai përfaqësonte dhe po të njëjtën pamje model kanë përpara, dhe po me të njëjtën inteligjencë e kanë kuptuar.
Urrejtja për Shkodrën tek pinjollët është edhe më e madhe, se u kujton baballarët e tyre me të gjitha metodat e zeza diabolike mesjetare nuk e përkulën si qytet. Dhe ia dinë, ia njohin këtë instinkt. Por goditja që i bëhet në mënyre kaq perverse me drejtorinë arsimore është sa e ulët aq edhe e neveritshme. Ti çojnë Pjerin Ndreut (me formim akademik të lartë) mijëra e mijëra vjet kulturë të kryeqendrës së veriut.
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi akuzoi kryeministrin Rama se po hakmerret me Shkodrën. Ajo thotë se pasi largoi dy drejtori të rëndësishme nga Shkodra, Arkivat dhe Ujërat, tashmë do të largojë edhe Drejtorinë Arsimore Rajonale, e cila, sipas Ademit do të kalojë në varësi të Lezhës. Ademi i kërkoi ministres Shahini e Kryeministrit Rama të tërhiqen sa nuk janë vonë.
“Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë. E në fund, dua t’u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizmi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t’ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme” tha Ademi./ Redaksionale

Modifikuar më Premte, 19 Prill 2019 23:28

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...