"Në 30 qershor nuk do ketë zgjedhje"

E mërkurë, 24 Prill 2019 21:40

Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sa kohë kryeministër është Edi Rama i cili ka vjedhur vota me kriminelët. Shqiptarët presin që në vitin 2019 të bëhen zgjedhje dhe të jenë të lira.

Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, në studion e ABCnews, ku komentoi edhe krijimin e Bindjes Demokratike.

“Sa kohë janë kapur me përgjime përfaqësuesit më të lartë të kësaj qeverie dhe nuk është dënuar askush, ne nuk jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje të tilla.

Jam i bindur që Partia Socialiste ajo e vërteta do zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot më të pakënaqur ndaj qeverisë Rama nuk janë vetëm demokratët, por edhe socialistët që besuan të alternativa e Ramës në vitin 2013.”, tha Bardhi.

Një koment për qëndrimin e zotit Patozi se nuk ëhstë e lehtë të thuash se nuk do të lejohen zgjedhjet…

Gazment Bardhi:  PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhje fallco në Shqipëri. Mesa duket, zoti Patozi ka vendosur që t’i shërbejë të kundërtës, pra të jetë pjesë e zgjedhjeve fallco dhe farsë në Shqipëri. Është zgjedhja e tij, shqiptarët dinë të gjykojnë.

Ditën e djeshme është krijuar Bindja Demokratike, një forcë e re opozitare, e cila ka deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje…

Gazment Bardhi:  Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ended he kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti patozi ishte në studion tuaj dhe pot ë më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. ma thoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli  kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozita të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është rregjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i rregjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie.

Mendoni që do të marë elektorat nga PD?

Gazment Bardhi: Asnjë rrudhje të PD nuk ka për të patur. Të jeni të sigurt se, siç kemi rritje gjatë këtyre muajve të fundit, rritja e pandalshme e PD do të vijojë. Ju ftoj të kërkoni, statutin, nismëtarët, firmëtarët e kësaj partie për të parë edhe se kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie dhe për të qartësuar publikun.

Meqë do të ketë një forcë opozitare që do të marrë pjesë në zgjedhje…

Gazment Bardhi: E përsëris, opozitar bëhesh, kur ke filluar veprimtarinë politike dhe ke një aksion politik kundër qeverisë.

Të mos përsërim përgjigjet…

Gazment Bardhi:  Do të duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët, sepse i vendosim epitetin dhe pastaj e zhvillojmë debatin sipas epiteteve që nuk qëndrojnë.

Pyetjet i bëj unë dhe i kemi ndarë rolet. Prania e një partie tjetër opozitare në zgjehdjet e 30 qershorit, e dëmton PD dhe kauzën tuaj?

Gazment Bardhi:  Cila është partia opozitare ju lutem, se unë nuk njoh ndonjë parti opozitare që të jetë rregjistruar në zgjedhje. Dhe po e përsëris, partia nuk është rregjistruar akoma dhe nuk merr dot pjesë në zgjedhje ligjërisht. E vetmja mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje është ndihma e Edi Rama. Nuk e di nëse janë të gatshëm themeluesit, që të pranojnë tani ndihmën e Edi Ramës.

Modifikuar më E mërkurë, 24 Prill 2019 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...